Sport
Ademi viziton në QKUK futbollistin që pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes
Demokracia
22:30 | 24 Prill 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar në QKUK futbollistin Alban Rexhepin.

Rexhepi kishte shfaqur shenja shqetësimi në shëndet gjatë ndeshjes së Vllaznisë kundër Flamurtarit, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se kishte arrest kardiak, shkruan Demokracia.com.

Si rrjedhojë për Rexhepin ishte e domosdoshme edhe vendosja e një stente, ndërsa bëhet e ditur se gjendja e tij është e mirë.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Në orët e mbrëmjes isha për vizitë në QKUK tek futbollisti i KF Vllaznia nga Pozherani, Alban Rexhepi.

Ai në ndeshjen e sotme në Ligën e Parë, Vllaznia – Flamurtari, shfaqi disa shenja shqetësimi në shëndet gjatë pjesës së dytë, derisa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se kishte arrest kardiak dhe si rrjedhojë ishte e domosdoshme t’i vendoset një stentë.

Fatmirësisht Albani tashmë është në gjendje të mirë, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të QKUK-së.

E urova për ta tejkaluar sa më parë këtë gjendje si dhe ia shpreha gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje në të gjitha format.
Urojmë që ai sa më parë të rikthehet pranë familjes, por edhe klubit dhe futbollit.

Shërim të shpejtë Alban!

Të presim më të fortë! ? ⚽️

Të ngjashme