Muhamed Sejdini është zgjedhur sërish në postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, raporton Demokracia.com.
Gjatë ditës së sotme në kuvendin zgjedhor, Sejdini u konfirmua edhe për katër vite të tjera në krye të FFM-së.
Sejdinin për mandatin e fituar në krye të FFM-së e ka uruar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Në rrjetin social “Facebook”, e ka uruar Sejdinin duke ia vlerësuar lart punën në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
https://www.facebook.com/AgimAdemiOfficial/photos/a.232680928524752/264147745378070
Postimi i plotë i Ademit në “Facebook”:
“Sot, miku im, Muamed Sejdini u rizgjodh në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, për një mandat të ri katërvjeçar.
Kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ia përcjell urimet më vëllazërore në këtë ditë të rëndësishme.
Menaxhimi i suksesshëm dhe puna e tij e drejtë në krye të Shtëpisë së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u vlerësua unanimisht nga delegatët e futbollit në vendin tonë fqinj.
Pa dyshim se arritjet e tij na bëjnë krenarë të gjithë shqiptarëve.
Marrëdhëniet tona vëllazërore, por edhe ato institucionale do të vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për dy vendet tona”. /Demokracia.com