Sport
Ademi takon presidentin e Federatës spanjolle: Folëm për thellimin e bashkëpunimit të dy federatave tona
Demokracia
15:57 | 08 Shtator 2021

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot presidentin  Federatës se Spanjës, Luis Rubiales me të cilën kanë folur për ndeshjen e sotme ku Kosova e Spanja ballafaqohen në kuadër të eliminatoreve “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Sfida Kosovë – Spanjë, ka marrë përmasa më shumë sesa futboll, kjo pasi Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës derisa në shumë raste edhe është munduar ta injoroi emrin e saj, por ja që në Prishtinë ata gjetën një frymë krejt tjetër.

“Sot në prag të ndeshjes Kosovë – Spanjë, zhvillova një takim me presidentin e Federatës Spanjolle dhe njëherësh zëvendëspresidentin e UEFA-s, Luis Rubiales. Gjatë këtij takimi bashkëbiseduam për aktualitetin e futbollit në vendet tona, si dhe për ndeshjen e sotme. Presidenti Rubiales u shpreh falënderues për mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqësore si nga ana e federatës sonë, ashtu edhe nga opinioni i gjerë në Kosovë, por edhe për kushtet e akomodimit të ekspeditës spanjolle.

Nga ana ime i shpreha gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në shumë sfera ndërmjet dy federatave tona dhe urova që marrëdhëniet tona të mira si federata të reflektojnë edhe në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Agim Ademi. /Demokracia.com

Të ngjashme