Sport
Ademi takohet me kryesuesin e sportit dhe kulturës në Ingolstadt
Demokracia
14:08 | 03 Korrik 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Ingolstadt është takuar me kryesuesin e sportit dhe kulturës së këtij qyteti, Gabriel Engert.

Ky i fundit e vlerësoi nder për qytetin që sot e ka mysafir presidentin e FFK-së, teksa ia dhurojë librin e qytetit të Ingolstadtit.

Ademi e falënderoi atë për mikpritjen e ngrohtë dhe për lejimin e organizimit e turneut humanitar.

Po ashtu, ai tha se ndihet krenar që shqiptarët janë të rëndësishëm për këtë qytet dhe për të gjithë Gjermaninë, teksa vlerësoi kontributin e shtetit gjerman në të gjitha sferat për Kosovën./Demokracia.com/

Të ngjashme