Sport
Ademi takohet me bordin e shoqatës së trajnerëve, flasin për ngritjen e nivelit të futbollit
Demokracia
21:15 | 20 Prill 2023

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar sot bordin e Shoqatës sē trajnerëve të Kosovës e cila udhëhiqet nga Muharrem Sahiti.

Gjatë takimit është biseduar për ngritjen e nivelit tē futbollit kosovar, derisa Ademi këtë takim e ka cilësuar si kënaqesi të bisedosh me legjendat kosovare.

“Kënaqesi të jesh në mesin e legjendave ku secili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në periudha të ndryshme.

Është shumë e rëndesishme të punojmē së bashku për ta rritur nivelin e futbollit të Kosovës dhe për ta siguruar njē të ardhme të ndritur”, ka shkruar Ademi nē Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024