Sport
Ademi sqaron çdo dilemë, publikon certifikatën që nuk është i dënuar
Demokracia
12:43 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka sqaruar çdo dilemë, duke publikuar një certifikatë e cila e konfirmon se ai nuk është i dënuar nga gjykata.

Ademi në llogarinë e tij në Facebook publikoi dy certifikata të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila e konfirmon qartë se Agim Ademi nuk është i dënuar të cilat i janë kërkuar nga Komisioni përkatës i licencimit të federatave në MKRS, shkruan Demokracia.com.

I pari i shtëpisë së futbollit ka pohuar edhe një herë se ai si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj dezinformatave që kinse nuk e kam certifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk kam dënim të plotfuqishëm.

Duke pas parasysh që ditëve të fundit po dezinformohet publiku me të pavërteta rreth një dokument-konfirmimi nga gjykata që dëshmon që nuk kam dënim të plotfuqishëm, e që është një nga kushtet për plotësimin e dokumantacionit për rilicencim të FFK-së dhe çdo federate tjetër, edhe pse nuk jam personalitet që i demantoj shpesh dezinformatat e tilla, sidomos kur vijnë nga njerëz që nuk paraqesin as nuk përfaqësojnë asgjë në futboll,  kësaj radhe e ndjej për obligim të bëj një sqarim për opinionin sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga dezinformatat e disa individëve (fatkeqësisht përfshirë edhe zyrtar të MKRS-së) që me pompozitet shpifin e dezinformojnë opinionin me të pavërteta.

Udhëzimi Administrativ përkatës i Ministrisë, ndër të tjera kërkon: dëshmi nga gjykata që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Konform kësaj kërkese nga unë u është dërguar vërtetim nga gjykata kompetente, ku është dëshmuar që nuk kam dënim nga gjykata. Pastaj komisioni ka kërkuar certifikatë e jo vërtetim. Përkundër që nga Zyra Ligjore kjo kërkesë shtesë e komisionit është konsideruar e pabazuar, unë megjithatë e kam respektuar edhe këtë kërkesë dhe e kam siguruar edhe certifikatën e kërkuar dhe të njëjtën ia kam dërguar edhe komisionit dhe po e prezantoj edhe këtu.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është trumbetuar nga persona jo-kompetent, që kinse nuk kam ofruar dëshmi nga gjykata, që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së.

Në ditët në vijim, besojmë, se do të përmbyllet ky proces, në mënyrë që mos t’u lihet më hapësirë dezinformatave të tilla.

Me respekt,

A.A./Demokracia.com/

Të ngjashme