Sport
Ademi shtroi darkë për kreun e Federatës së Armenisë
Demokracia
21:24 | 15 Nëntor 2022

Share:

Në prag të ndeshjes miqësore që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00 kundër Kombëtares së Armenisë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ashtu siç e do tradita, ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Armenisë, në krye me presidentin Armen Melikbekyan, i shoqëruar nga Georgi Matevosyan dhe Arsen Balabekyan.

Të pranishëm në darkë ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti e menaxheri Bajram Shala.

Ademi u dëshiroi mirëseardhje delegacionit armen në vendin tonë, teksa i njohu për historinë e vendit tonë dhe në veçanti me ecurinë e futbollit ndër vite, por edhe për projektet që janë realizuar e ato që janë duke duke u realizuar së fundmi.

Kreu i FFK-së shprehu shpresën që miqësorja e nesërme do të jetë fillimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy federatave, duke pasur parasysh se futbolli është sport që i bashkon vendet dhe popujt.

Nga ana e tij, presidenti i FF të Armenisë falënderoi presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë, teksa përgëzoi punën e bërë në realizimin e shumë projekteve madhore. Ai shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të adhmen. Në fund të darkës si zakonisht u shkëmbyen edhe dhurata./Demokracia.com/

Të ngjashme