Sport
Ademi shpreson në short të mirë për kualifikimet Euro 2024
Demokracia
12:08 | 09 Tetor 2022

Share:

Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hyrë në ceremoninë e tërheqjes së shortit për Kampionatin Evropian 2024, që në orën 12:00, fillon në Frankfurt.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në prag të tërheqjes së shortit ka shprehur shpresën që këtë herë Kosova të ketë fat në short.

“Besoj shumë në ekipin tonë, në forcën dhe përkushtimin e futbollistëve tanë. Shpresoj që të kemi edhe fat në short për ta përmbushur me këtë gjeneratë ëndrrën dhe dëshirën e të gjithëve për kualifikim në Evropian”, ka theksuar kreu i FFK-së pak para hyrjes në ceremoninë e shortit, i shoqëruar nga përzgjedhësi Alain Giresse, u.d.sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, drejtori i kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala.

Në shortin e sotëm marrin pjesë 53 ekipe kombëtare, pasi Gjermania si organizatore e turneut final EURO 2024 kualifikohet automatikisht dhe nuk merr pjesë në short, ndërkaq Rusia është e përjashtuar nga të gjitha garat e UEFA-s për shkak të agresionit në Ukrainë.

Kosova bën pjesë në vazon e katërt, derisa për arsye politike nuk do të mund të përfshihet në të njëjtin grup me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Serbinë./Demokracia.com/

Të ngjashme