Sport
Ademi priti kryetarin e Komunës së Pejës, nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit
Demokracia
16:50 | 13 Prill 2022

Share:

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ku i pranishem ishte edhe nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri.

Qëllimi i takimit sipas FFK-së ishte thellimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së me institicionet e nivelit lokal, në këtë rast me Komunën e Pejës, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e futbollit.

Ademi dhe kryetari Muhaxheri e nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, e ku objekt i këtij partneriteti do të jetë investimi në kryerjen e punëve në fushën e stadiumit në Brestovik të Pejës, së bashku me objektet përcjellëse.

Kjo fushë do t’i shërbejë Lidhjes Rajonale të Pejës, e që është pjesë e projektit 7 fusha për 7 regjionet.

Për realizimin e këtij investimi, komuna do të sigurojë parcelën dhe do të kryejë investimet infrastrukturore, ndërsa FFK do të sigurojë barin e fushës së stadiumit, rrethojat dhe pjesën tjeter të investimit./Demokracia.com/

Të ngjashme