Sot është zhvilluar turneu i futbollit për nder të Ditës Olimpike e ku pjesëmarrës ishin ekipi i Veteranëve të Futbollit, ekipet e KOK-ut, MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë e Gazetarëve sportivë.
Turneu është zhvilluar në stadiumin e “KF Rilindjës” në kryeqytet, përcjell Demokracia.com.
I pranishëm për të parë nga afër turneun ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ademi ka publikuar disa fotografi nga ky turne në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot ndoqa nga afër turneun për nder të Ditës Olimpike, i cili u zhvillua në stadiumin e “KF Rilindja” në kryeqytet. Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi i Veteranëve të Futbollit, krahas ekipeve të KOK-ut, MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Policisë e Kosovës, Forcës së Sigurisë dhe Gazetarëve Sportivë”, shkroi Ademi në Facebook. /Demokracia.com/