Sport
Ademi: Mos ta harrojmë gjeneratën e sakrificës që karrierën e vet e flijoi për futbollin kosovar
Demokracia
19:30 | 02 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është kontribues në gjeneratën e sakrificës kur ishte pjesë e klubit të futbollit Kosova e Prishtinës.

Ademi përmes rrjetit social ka thënë: “Mos ta harrojmë gjeneratën e sakrificës”.

Gjeneratë që la fusha me tepih, la ofertat e majme, për të luajtur në fusha të improvizuara, për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin e Kosovës, ku çdo ditë ishin të kërcënuar nga okupatori serb në vitet 1991 – 1999.

“Mos ta harrojmë gjeneratën e sakrificës që karrierën e vet e flijoi për futbollin kosovar.

Shumë prej tyre kishin mundësinë të shkonin edhe jashtë vendit për të vazhduar karrierën, por ishin të vendosur të bënin sakrificë dhe të shkruanin histori si lojtarët e parë të futbollit të pavarur kosovar.

Një gjë të tillë ata e bënë me krenari.

Faleminderit që të gjithë së bashku bëmë rezistencë sportive. Ky ishte një rast unik në të gjithë botën e futbollit.

Kjo foto e realizuar nga Gani Kosumi paraqet lojtarët e asaj periudhe kur pas ndeshjes pastroheshin në lum. Kjo ishte zhveshtorja ose dushi i futbollistëve të atyre viteve.

Prandaj, le të vlerësojmë këtë periudhë, duke kujtuar përpjekjen dhe guximin e këtyre lojtarëve për ta mbajtur gjallë futbollin e Kosovës”, ka shkruar Agim Ademi në profilin e tij në instagram.

Të ngjashme