Ulpiana ka regjistruar një tjetër humbje në Superligën e Kosovës në futboll, duke ia zbehur vetes gjasat për mbetje në elitë edhe për një edicion tjetër.
Lipjanasit pësuan 3:1 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj nga Drenica e Tahir Lushtakut, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Ulpianës, Fadil Ademi ka thënë se skuadra e Drenicës fitoi me meritë takimin, ndërkohë që u shpreh i dorëzuar në arritjen e objektivit, mbetjen në elitë.
“Drenica e fitoi ndeshjen me meritë. Ishin më të motivuar, më agresivë sesa ne. Djemtë tanë e dhanë atë që mundën ta japin. E uroj Drenicën, ndërsa ne do t’i përfundojmë ndeshjet”.
“Normalisht që më vjen keq për skuadrën. Pjesën pranverore e kemi pasur me formë të keqe, një fitore, tri barazime e nëntë humbje. Më vjen keq por duhet të vazhdojmë”, tha Ademi për Art Sport pas ndeshjes./Demokracia.com/