Sport
Ademi e Hodaj vizituan FSHF-në, dakordohen për veprime të përbashkëta
Demokracia
17:15 | 08 Gusht 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ud sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, gjatë qëndrimit të sotëm në Tiranë, kanë vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ata janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku. Me këtë rast, ai i informoi drejtuesit e FFK-së për zhvillimet e fundit në këtë federatë, si dhe përgatitjet për edicionin e ri.

Duke qenë si dy federatat më vëllazërore, u pajtuan që të harmonizohen të gjitha veprimet dhe bashkëpunimi të jetë maksimal në të gjitha segmentet, njofton FFK-ja.

Në këtë drejtim, të dy sekretarët do të qëndrojnë në kontakt të përhershëm, me qëllim të rritjes së partneritetit dhe projekteve të ndryshme./Demokracia.com/

Të ngjashme