Sport
Ademi dhe Çeku me takim të rëndësishëm në UEFA
Demokracia
20:18 | 18 Janar 2023

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar sot zyrën e “HatTrick” në UEFA së bashku me ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun.

Ademi dhe Çeku kanë takuar drejtorin e këtij programi, njëkohësisht edhe zv.drejtorin e federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre, së bashku me Denis Bastarin, menaxher të projekteve dhe përgjegjës për shumë federate, në mesin e të cilave është edhe Kosova, shkruan Demokracia.com.

Në këtë takim u diskutua për projektin gjigant të ndërtimit dhe renovimit të stadiumeve të futbollit në Kosovë të paraqitur nga ministri Çeku në takim me presidentin Çeferin.

POSTIMI I PLOTË I AGIM ADEMIT:

Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin Hajrulla Çeku të vizitojmë edhe zyrën e “HatTrick” në UEFA, ku takuam drejtorin e këtij programi, njëkohësisht edhe zv.drejtor i federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre, bashkë me Denis Bastarin, menaxher të projekteve dhe përgjegjës për shumë federata, në mesin e të cilave është edhe Kosova.

Edhe në këtë takim diskutuam për projektin gjigant të ndërtimit dhe renovimit të stadiumeve të futbollit në Kosovë të paraqitur nga ministri Çeku në takim me presidentin Çeferin.

Duke qenë se personalisht jam pjesë e Komitetit “HatTrick”, do ta shtyj përpara këtë proces, për të gjetur mënyra për mbështetjen e tij nga ana e UEFA-s, ashtu siç premtoi edhe presidenti Çeferin.

Favren dhe Bastarin i falënderova për ndihmën e vazhdueshme që i japin FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme