Ulpiana ka pësuar humbje në takimin e vlefshëm për xhiron e 28-të në elitën e futbollit kosovar.
Lipjanasit humbën 0:2 nga Llapi në stadiumin “Sami Kelmendi”, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi tha pas ndeshjes se ekipi i tij luajti mirë, megjithatë vlerësoi Llapin.
“Kemi bërë lojë të mirë, por patëm kundërshtar me vlera dhe mjaftë agresiv. Për t’u bërë real, kjo është forca jonë reale. Kjo krizë vjen si pasojë e rezultateve negative. Jemi munduar të bisedojmë me lojtarët gjatë kësaj jave për këtë gjë. Sidoqoftë, unë i përgëzoj ata për dëshirën për lojë, por kjo është forca reale. Derisa na lejon matematika, ne do të mundohemi t’i motivojmë këta lojtarë. Detajet mund të vendosin që të jemi në pozicion më të mirë”, ka thënë Ademi për Art Sport./Demokracia.com/