ShowBiz
Adelina Thaçi në varrimin e babait tregon këshillën që i kishte dhënë ai
Demokracia
14:42 | 27 Mars 2021

Share:

Vajza e Cimës falenderon të gjithë për mbështjetjen pas varrimit të babait.

Sot i është dhënë lamtumira e fundit humoristit të ndjerë Rasim Thaçi-Cima.

Vajza e tij, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi pas ceremonisë së varrimit në një prononcim për media ka thënë disa fjalë për të atin e saj, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka treguar se humbja e të atit do të jetë për të një mungesë shumë e madhe.

“Kam kaluar shumë momente me babin, shumica e dinë që unë 20 herë jam ni në telefon me babin tim, kështu që do të jetë mungesë shumë e madhe”, ka thënë Adelina.

Thaçi gjithashtu ka falenderuar personelin mjekësor për kontributin e tyre.

“Përjetësisht mirënjohëse i jam mantilbardhëve, jo veç për babin por edhe të tjerët, për mundin, dashurinë, përkrahjen, kapacitetet, por zoti ka dasht me pas afër vetes”, tha ajo.

Ajo ka falenderuar të gjithë personat që e përkrahën dhe i qëndruan afër asaj dhe familjes në ditë të vështira.

Në fund ajo e mbylli prononcimin e saj me një këshillë që i kishte dhënë i ati.

“Bëhu njeri i mirë, jep dashuri se i nderuari të nderon”. /Demokracia.com/

Të ngjashme