ShowBiz
Adelina Ismaili ka ndihmuar 12 familje që jetojnë në varfëri dhe askush nuk e ka ditur këtë
Demokracia
15:31 | 15 Prill 2021

Share:

Zakonisht, jemi mësuar që gjërat që bën Adelina Ismaili të bëhen të mëdha dhe të marrin vëmendje, mirëpo këngëtarja tani ka treguar se di të veprojë edhe në mënyrë të fshehtë.

Një lajm që ka qarkulluar në mediat sociale, sipas të cilit këngëtarja ka bërë me banesa 12 familje skamnore të Kosovës, u konfirmua edhe nga këngëtarja, transmeton Demokracia.com

Adelina e ka shprendarë lajmin në llogarinë e saj në Facebook dhe i ka falenderuar njerëzit për fjalët e bukura.

Sipas Telegrafit, edhe familjarët e Adelinës e konfirmuan një gjë të tillë, mirëpo në kushte anonimiteti./Demokracia.com

Të ngjashme