Lajme
Adelina Grainca i zë vendin Avni Deharit në komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend
Demokracia
12:34 | 13 Prill 2021

Share:

Gjatë ditës së sotme ka filluar konstituimi i Komisioneve Parlamentare.

Është konstituua edhe komisioni i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni janë bërë dy ndryshime, ndryshe nga lista e dërguar në Kuvend ditë më parë, raporton Demokracia.com.

Kryetari i komisionit, Haki Abazi ka treguar se në vend të deputetit Avni Dehari do të jetë deputetja e re e Lëvizjes Vetëvendosjes, Adelina Grainca.

Abazi ka treguar po ashtu edhe një ndryshim nga grupi i deputetëve të LDK-së, sipas Abazit në vend të Arben Gashit, pjesë e këtij komisioni do të jetë Kujtim Shala.

Anëtarët tjerë të këtij komisioni janë edhe Xhavit Haliti (PDK), Branislav Nikoliq (Lista Serbe), Dimal Basha (LVV), Gazmend Gjyshinca (LVV), Fitore Pacolli (LVV), Ariana Musliu-Shoshi (PDK) dhe  Time Kadriaj (AAK)./Demokracia.com/

Të ngjashme