ShowBiz
Adele konfirmon lidhjen me agjentin sportiv
Demokracia
12:14 | 21 Korrik 2021

Share:

Duket se Adele e ka hedhur pas të shkuarën me ish bashkëshortin. Këngëtarja me famë botërore është në një lidhje me agjentin sportiv, Rich Paul. Dyshja shtoi dyshimet se ka nisur një romancë pak ditë më parë pasi u panë të ulur së bashku në finalen e NBA-së.

“Ata padyshim po takohen.”, konfirmoi një person i afërt për Page Six. Ndërkohë, po përflitet se Paul dhe Adele shqërohen së bashku që prej muajit maj. Ishte New Yorker që shkroi pak kohë më parë se Paul po dilte me një yll të muzikës pop.

Dhe spikeri Brian Windhorst iu referua këngëtares së “Someone Like You” si e dashura e Paul kur ata u ulën së bashku në Lojën 5 të finales. Në podcastin e tij “The Lowe Post”, ai zbuloi: “Rich Paul sjell të dashurën e tij në lojë për t’u ulur pranë LeBron. E dashura e tij është Adele”.

Të ngjashme