Lajme
Adam Smith thotë se mbështetësit e Trump po planifikojnë sërish sulm në Capitolin Hill
Demokracia
17:38 | 18 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump thuhet se po planifikojnë një sulm të dytë në Capitol Hill të SHBA-së, më 4 mars.

Kryetrari i Komitetit, Adam Smith u tha zyrtarëve të mbrojtjes gjatë ditës së djeshme se mbështetësit e Trumpit po konsideronin një tjetër sulm në Capitol Hill, shkruajnë mediat e huaja transmeton Demokracia.com.

“Ata po mendojnë se mbase duhet të mblidhen përsëri dhe të sulmojmë Capitolin më 4 mars”, tha Smith duke iu referuar informacioneve të ndryshme që po qarkullojnë në internet.

Ai kërkoi nga zyrtarët e mbrojtjes që të mos e lejojnë të ndodhë kjo dhe t’u thonë mbështetësve të Trumpit që nuk duhet ta bëjnë përsëri një gjë të tillë.

“Gjëra të tilla qarkullojnë gjatë gjithë kohës, a do të thotë se kjo do të ndodhë, ndoshta jo, por nëse doni të ndihmoni, thuaju të mos e bëjnë atë, thuaju atyre që zgjedhjet kanë mbaruar. Joe Biden fitoi”, u tha Smith zyrtarëve mbrojtës.

Kujtojmë se në sulmin e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit, mbetën të vdekur të paktën pesë persona./Demokracia.com/

Të ngjashme