Sport
AC Milan po mendon ta bëj Kjaerin kapiten të skuadrës, pasi u tregua “hero” gjatë intervenimit të tij te rasti i Eriksenit
Demokracia
14:53 | 14 Qershor 2021

Share:

AC Milani po mendon ta bëj kapiten të skuadrës, mbrojtësin danez, Simon Kjaerin, pasi ky i fundit u tregua “hero” i vërtetë duke ndihmuar në shpëtimin e jetës së Christian Eriksenit.

Eriksen të shtunën në takimin Danimarkë – Finlandë në “Euro2020” ra në fushë pa ndjenja pasi kishte pësuar një atak kardiak, shkruan Demokracia.com.

Jeta e Eriksenit ishte në rrezik nga sulmi që e kishte pësuar, ndërsa me t’u dërguar në spital ai ishte në gjendje stabile.

Shoku i tij i ekipit kombëtar, Simon Kjaer ishte një nga lojtarët e parë që doli në skenë në momentin kur Eriksen ra në tokë pa vetëdije.

32-vjeçari e siguroi Eriksenin për të mos e gëlltitur gjuhën dhe më pas filloi me CPR derisa personeli mjekësor të mbërrinte aty.

La Gazzetta dello Sport raporton se klubi po e mendon seriozisht që shiritin e kapitenit ta bartë tek danezi.

Qendërmbrojtësi tjetër i “kuqezinjve”, Alessio Romagnoli është aktualisht kapiten i ekipit, por italiani ka kohë që nuk po mund të zë një vend në formacionin bazë të Piolit.

Gianluigi Donnarumma mund të ketë qenë favorit për të marrë shiritin nga Romagnoli, por portieri është larguar nga klubi me kontratën e tij që tani ka skaduar.

Franck Kessie dhe Davide Calabria janë gjithashtu në bisedë për të qenë kapiten, por heroika e Kjaer dhe mbështetja e tifozëve mund të ndikojnë në vendimin e trajnerit. /Demokracia.com

Të ngjashme