Derbi i vjetër i futbollit italian midis Milanit dhe Juventusit do të zhvillohet sonte në qytetin e modës.
Stadiumi “San Siro” është arena e përballjes ndërmjet dy gjigantëve të futbollit italian dhe jo vetëm, shkruan Demokracia.com.
Fitorja është e domosdoshme për dyja skuadrat, andaj kjo premton spektakël në këtë duel.
Sfida e javës së 23-të në Serie A do të luhet me fillim nga ora 20:45, teksa një orë para përballjes janë zbuluar edhe 11-shet startuese.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN: Maignan, Calabria, Kalulu, Romagnoli, Hernandez, Tonali, Kruniq, Messias, Diaz, Leao, Ibrahimoviq.
JUVENTUS: Szczesny, De Scligio, Chiellini, Alex Sandro, Rugani, Cuadrado, McKennie, Locatelli, Bentacur, Morata, Dybala. /Demokracia.com/