Lajme
Abuzimi me pacientë, fenomen sidomos në sektorin publik, gazetari Vitija flet për rastet e fundit në Kosovë
Demokracia
20:49 | 04 Dhjetor 2022

Share:

InDoks në këtë episodë është marrë me keqtrajtimin që po iu bëhet pacientëve kosovarë nga profesionistët mjekësorë në sektorin publik e atë privatë. Për këtë temë në InDoks të Gazetës Insajderi ka folur gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija.

Vitija pajtohet që abuzimi i punonjësve shëndetësor me pacientë është duke shkuar në drejtim të shndërrimit në fenomen.

“Fatkeqësisht është duke u zhvillu në atë drejtim, duke u bërë një fenomen sidomos në sektorin publik, ku pacientët nuk e kanë trajtimin më të mirë të mundshëm nga stafi mjekësorë. Duhet të theksojmë se megjithatë shumica e mjekëve të infermierëve e bëjnë punën si duhet edhe në situata më të rënda, ata gjenden pranë pacientëve. Mirëpo një numër i tyre i tejkalojnë të gjitha kompetencat e tyre dhe të gjitha sjelljet normale ndaj qytetarëve, pasi nuk ka llogaridhënie, nuk ka përgjegjësi nga menaxherët e institucioneve qoftë publike qoftë private, në kuptimin që vartësit e tyre të kenë sjelljen dhe kujdesin e duhur ndaj pacientëve qoftë në komunikim, qoftë në trajtimin e tyre”, u shpreh ai në InDoks.

Vitija që drejton me mediumin e specializuar për raportim në shëndetësi, Gazeta Shneta, thotë se ka folur edhe për një anë tjetër të skandalit me Iljasa Fazliu, i cili derisa po përgatitje ky emision ishte në paraburgim. Masë e ngjashme është shqiptuar edhe për dy të dyshuarit për sulmin fizik ndaj tij, njëri prej të cilëve, prindi i fëmijës 3 vjeç.

Ai nuk ka kursyer kritikat ndaj Ushtruese së Detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Gjatë emisionit ai flet edhe për rastin e gruas shtatzënë e cila mbeti e vrarë nga dora e ish-bashkëshortit të saj tek Klinika e Gjinekologjisë si dhe për rrahjen e të moshuarës në ordinancën private “Orenda” në Pejë.

Të ngjashme