Sot shënohet përvjetori i 16-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007 të Vetëvendosjes, ku u vranë dy aktivistë të saj, Mon Balaj e Arben Xheladini.
Protesta që u zhvillua kundër Planin të Ahtisaarit, derivat i së cilës është edhe formimi i shtetit të Kosovës, kulmoi me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, shkruan Demokracia.com.
Vetëvendosje e sotme ka ndryshuar shumë dhe ajo e ka fshirë edhe të kaluarën e saj nga arkivi. Megjithatë, Vetëvendosje sot i përkujton dy të rënët duke e injoruar faktin që veç pak ditë më parë, lideri i saj dha shenja se do ta pranojë “Zajednicën”. Madje, për dallim nga qeveritë e kaluara, ai ka filluar të flasë edhe për ndryshimin e Kushtetutës, shkruan Demokracia.com.
Partia e Kurtit ka njoftuar se sot në orën 10:30 do të bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Besianë, ndërsa në orën 12:00 do të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa ishin duke protestuar kundër ekipit negociator dhe Pakos së Ahtisaarit 15 vite më parë, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut.
Policia rumune e UNMIK-ut ishte ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme, duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse.
Në këtë protestë kishte edhe shumë të plagosur dhe, po ashtu, ishte përdorur edhe gazi lotsjellës. /Demokracia.com/