Lajme
Abstenoi për Trustin – Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time
Demokracia
13:12 | 25 Maj 2022

Share:

Deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje, abstenoi kalimin e Projektligjit të Trustit nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se veproi kështu me arsyetimin se e përfaqëson tetë deputetët e Grupit Multietnik, e sipas saj “katër janë pro tërheqjes dhe katër të tjerë kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensioanl i Kosovës”.

Por, në fillim të muajit maj, Balje kishte konfirmuar se ishte pro iniciativës së propozuar nga PDK, për tërheqjen e 30%.

“Personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marrë 30%, po nëse jo nuk është e obligueshme. Nëse ata mendoj se nuk është mirë me marrë ata nuk kanë obligim me marrë. Ne kemi dal prej një kohë shumë të vështirë financiarisht dhe tash unë mendoj që është shumë fer, e drejt pasi është pare e qytetarëve, ata vet me vendos për vete”, pati thënë Balje për Gazetën Insajderin.

Abstenimin e sotëm Balje po e cilëson si momentin më të vështirë të karrierës

“Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar ndërsa personalisht jam pro”, tha Balje në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme