Lajme
Abrashi liron nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës
Demokracia
15:59 | 03 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë e Infrastrukturës, Arban Abrashi ditën e hënë më 1 mars, ka pezulluar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Izedin Bytyqi.

Ministri në detyrë e Infrastrukturës, Arban Abrashi ka liruar nga detyra Izedin Bytyqi pasi që kundër tij është iniciuar procedurë për shkelje të rëndë disiplinore, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, Bytyqi ka vepruar në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Supreme duke e kthyer në punë Nexhat Krasniqin, si udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në këtë ministri.

“Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës, pa ndërhyrje:

Lirohet nga detyra Izedin Bytyqi, inicohet procedurë e shkeljes së rëndë disiplinore

Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin publik se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është inicuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ministri Abrashi shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në MI dhe ndalim të tentimit për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Mbi këtë bazë, Bytyqi është liruar nga detyra të hënën (01.03.2021).​/Demokracia.com/

Të ngjashme