Lajme
Abrashi ia uron fitoren Abdixhikut: LDK, model i demokracisë
Demokracia
20:31 | 14 Mars 2021

Share:

Pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut kryetar i LDK-së, ka reaguar edhe bashkëpartiaku i tij Arban Abrashi, i cili ka thënë se LDK e dëshmoi se është model i demokracisë.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka reaguar pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se sot dëshmuan se janë model i demokracisë, raporton Demokracia.com.

“LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve, për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.”, ka shkruar Abrashi.

Përmes një statusi në Facebook, Abrashi ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Isa Mustafën për kontributin dhe punën e tij gjatë mandatit në krye të LDK-së.

Ai, gjithashtu ka uruar Abdixhikun për fitoren.

“Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm.”, ka përfunduar shkrimin Abrashi./Demokracia.com/

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,

për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.

Falënderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së

Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ????

Shëndet ✌️

 

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024