Sport
Abramovich raportohet se ka blerë një klub të ri futbolli, zyrtarizimi pritet të premtën
Demokracia
18:44 | 05 Prill 2022

Share:

Roman Abramovich raportohet se ka blerë një klub të ri futbolli dhe një njoftim zyrtar do të bëhet të premten.

55-vjeçari humbi kontrollin e Chelseat si rezultat i lidhjeve të tij të supozuara me Vladimir Putin, i cili nisi pushtimin rus në Ukrainë.

Katër ofertues mbeten në ankand për të blerë klubin fitues në fuqi të Ligës së Kampionëve, Chelsean.

Mes shitjes së gjigantëve të Premierligës, duket se miliarderi rus i ka sjellë vetes një tjetër klub futbolli.

Sipas mediave turke miliarderi rus ka blerë klubin turk, Goztepe FC.  Raporti shton se një njoftim pritet të premten.


Skuadra turke aktualisht është e 18-ta në Superligë dhe duket e destinuar për rënie duke grumbulluar vetëm 27 pikë deri më tani këtë sezon. /Demokracia.com/

Të ngjashme