Në takimin lamtumirës me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott, ka diskutuar edhe për çështjen e rregullores së BQK’së.
Përmes një postimi në X, Abbott ka thënë se në këndvështrimin e tij “kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit”.
“Ndër temat e tjera diskutuam rregulloren e BQK-së dhe pikëpamjen time se kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit. Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy parlamenteve tona mbeten shumë të forta” ka shkruar Abott.