Sport
Abidal i kërkon falje publikisht gruas së tij për tradhti me lojtaren e PSG-së: Unë e meritoj të vritem
Demokracia
16:32 | 23 Nëntor 2021

Share:

Ish-futbollisti i njohur francez, Eric Abidal i ka kërkuar falje publikisht gruas së tij për tradhtinë me futbollisten e PSG-së, Keira Hamraoui.

Abidal po kalon në një krizë të rëndë jetësore, pasi në publik kanë rrjedhur informacione se e tradhtoi gruan e tij, Hayet, me futbollisten, Keira Hamraoui, përcjell Demokracia.com.

Abidal tani ka bërë një deklaratë publike për të gjithë situatën dhe në fakt ka pranuar mashtrimin dhe i ka kërkuar falje gruas së tij.

“Hayet Abidal, çfarëdo që të vendosësh, do të mbetesh në sytë e mi gruaja e jetës sime dhe veçanarisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse me vrasin. Shpresoj se do të më falësh një ditë”, ka shkruar Abidal në Instagram.

Abidal dyshohet se kishte gisht në rrahjen e futbollistes së PSG-së nga disa persona të maskuar para pak kohësh.

Ish-futbollisti i Barcelonës dyshohet se pasi u nda me Hamraouin ka marrë pjesë në rrahjen e saj, në bashkëpunim me një tjetër futbolliste të PSG-së. /Demokracia.com

Të ngjashme