Lajme
Abelard Tahiri Kurtit: Nuk keni haber çka flisni
Demokracia
19:47 | 22 Mars 2021

Share:

Abelard Tahiri nga Partia Demorkatike e Kosovës (PDK), ka thënë se Albin Kurti nuk ka plane konkrete lidhur me ato që i ka premtuar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në foltoren e Kuvendit e ka kritikuar Albin Kurtin për ekspoze të dobët.

“Nuk keni haber çka flisni zoti Kurti”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se Albin Kurti po merr një detyrë që nuk e di se si të veprojë me të.

“Ne si deputetë të PDK-së do të ju majmë peng për secilin zotim që e keni dhënë gjatë fushatës”, tha ai.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do ta përkrahë çdo projekt që e përmirëson jetën e qytetarëve.

Të ngjashme