Lajme
Abdixhiku uron Begajn, shpreh vullnetin për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve në rrugëtimin euro-atlantik
Demokracia
21:55 | 04 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën e fortë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik.

“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re. Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik. Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme