Lajme
Abdixhiku: Unë qëndroj për ndryshim, jo për revolucion brenda LDK-së
Demokracia
21:06 | 11 Mars 2021

Share:

Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, ka thënë se do të angazhohet që t’i bindë secilin anëtarë që platforma që ai do ta prezantojë është e duhura për LDK-në.

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se është e qartë që duhet ndryshim brenda LDK-së.

“Është e qartë që duhet ndryshim sepse vazhdimësia na ka sjellë në këtë rezultat. Nuk besoj se ka anëtarë në LDK që e duan këtë gjendje të tanishme. Ka një standard të ri, një dorëheqje, standart i ri politik, por në anën tjetër jep alternativa që të ecë përpara. Nuk po flasim për transformime rrënjësore në rrafshin e ideologjisë politike, por ndryshime në rrafshin e planifikimit partiak.”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon, shkruan Demokracia.com

Tutje, ai ka thënë se ai qëndron për ndryshim brenda LDK-së e jo për revolucion.

“Pala tjetër i ka fituar zgjedhjet me rezultat rekord në Kosovë, por njerëzit sentimentin e kanë në LDK. Ne jemi gjatë në politikë, njerëzit kanë qenë të involvuar me ne, ky interesim për mua është potencial për ndryshim. Unë qëndroj për ndryshim, jo për revolucion brenda LDK-së.”, ka thënë Abdixhiku.

Përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbahen më 14 mars. /Demokracia.com/

Të ngjashme