Lajme
Abdixhiku thotë se mori urim nga Vjosa Osmani, por ajo e vazhdon heshtjen publike
Demokracia
22:17 | 14 Mars 2021

Share:

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka marrë urim për pozitën e tij nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Megjithatë, kjo e fundit ende nuk ka bërë ndonjë urim publik ndaj ish-bashkëpartiakut të saj.

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka pranuar urim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, edhe pse kjo e fundit ende nuk ka bërë ndonjë urim publik ndaj ish-bashkëpartiakut të saj, për ta uruar për pozitën e re.

Kështu ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, transmeton Demokracia.com.

“Më lejoni që këtu, të falënderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falënderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; kryetarin e AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z.Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”.

Raste kur liderët e partive politike janë uruar nga presidentët ka pasur edhe në të kaluarën.

Ish-presidentja Jahjaga e kishte thirrur në telefon Thaçin për ta uruar për rizgjedhjen në krye të PDK-së dhe kjo konfirmuar nga stafi i saj.

Por, në 12-vjetorin e themelimit të PDK-së, Atifete Jahjaga si presidente edhe kishte marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të PDK-së, e cila më pas kishte marrë kritika të shumta.

Stafi i Jahjagës e kishte arsyetuar praninë e saj në Konventën e PDK-së, duke thënë se presidentja është faktor uniteti dhe merr pjesë në të gjitha aktivitetet e partive politike, kur është e ftuar dhe kur e ka të harmonizuar agjendën, për të përcjellë porosi unifikuese, jopartiake, që shprehin unitetin politik dhe shtetëror. /Demokracia.com/

Të ngjashme