Lajme
Abdixhiku takon Ramën: Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë
Demokracia
12:42 | 20 Qershor 2022

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se mëngjesin e ditës së sotme ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në postimin e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se sot me kryeministrin Rama e kanë pirë së bashku kafen e mëngjesit.

Tutje ai shkruan se dy vendet, Kosova dhe Shqipëria, kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur çdo temë.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme