Lajme
Abdixhiku takon Emisarin gjerman Sarrazin: LDK është e përkushtuar për partneritin Kosovë-Gjermani
Demokracia
17:21 | 13 Maj 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  Lumir Abdixhiku, ka takuar Emisarin gjerman Manuel Sarrazin.

Abdixhiku nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se LDK është e përkushtuar për partneritetin historik mes Kosovës dhe Gjermanisë, përcjell Demokracia.com.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë./Demokracia.com/

Të ngjashme