Lajme
Abdixhiku takohet me eurodeputetin Mandl, diskutojnë për zgjedhjet në veri
Demokracia
14:39 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është takuar me eurodeputetin Lukaj Mandl dhe anëtarët e Misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë.

Nëpërmejt një njoftimi për medie nga LDK kanë bërë të ditur se në këtë takim, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

“Gjatë takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e Misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. Po ashtu u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Gjatë takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e Misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Po ashtu u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.

Përfshirja e grave dhe të rinjve si dhe avancimi i rolit të tyre brenda LDK-së dhe përtej ishte edhe një prej temave me interes gjatë këtij takimi.

Të ngjashme