Lajme
Abdixhiku sot nis takimet me gazetarët dhe opinionistët për daljen nga kriza
Demokracia
11:16 | 05 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme do të nis zhvillimin e takimeve lidhur me situatën në vend.

Ai takimin e parë do ta zhvillojë me gazetarë dhe opinionistë.

“Të nderuar përfaqësues të medieve.Sot (e mërkurë), kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku fa ftuar në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur.”, thuhet në njoftimi.

Ky takim i kryetarit të LDK-së nis nga ora 11:00.

Abdixhiku para disa ditësh kishte njoftuar për iniciativën e tij për angazhim mbi partiak për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese, siç e quan ai kundër politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj.

Sipas tij, këtë iniciativë ai e ka marrë që në javën e kaluar me qëllim të nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror për një rrugë të re për Republikën e Kosovës.

Të ngjashme