Lajme
Abdixhiku si kryetar i LDK-së, sot bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
Demokracia
07:46 | 15 Mars 2021

Share:

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot bën homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Lumir Abdixhiku është emëruar dje kryetar i Lidhjes Demokratike Kosovës pas garës kundër dy kandidatëve tjerë, Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës. 

Abdixhiku ka marrë shumicën e votave delegatëve derisa, ai do udhëheqë Lidhjen Demokratike edhe për dy vitet e ardhshme 

LDK-ja ka bërë ditur se Abdixhiku sot do bëjë homazhe te varri i presidentit historik Kosovës, Ibrahim Rugova. 

“Nesër (e hënë), me datë 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatë./Demokracia/

Të ngjashme