Lajme
Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Nishanit: Ai la pas vete një trashëgimi të madhe
Demokracia
18:41 | 28 Maj 2022

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Abdixhiku ka thënë se Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe sic ishte dhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare.
“Më pikëlloi lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ikja e tij në amshim është lajm i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë. Presidenti Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe, siç ishte i madh edhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare. Përkushtimi i tij për paqe, zhvillim e demokraci, e bën Presidentin Nishani njeri të veçantë, personalitet të rrallë, të balancuar me ide e qëndrime si dhe të paharrueshëm në historinë e popullit shqiptar. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes Nishani dhe mbarë popullit shqiptar. I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme