Lajme
Abdixhiku: ‘Rruga e re’ po merr formë
Demokracia
21:28 | 27 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku, ka thënë se “rruga e re” po merr formë çdo ditë, pas takimit që pati të enjten me afro 100 udhëheqës të bizneseve në Kosovë.Abdixhiku ka nisur një sërë takimesh në atë që e ka quajtur si “rruga e re”, por pa kryeministrin Albin Kurti në të. Më herët, u takua me gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe ligjërues universitarë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. Sipas LDK-së, “rruga e re, synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”.

E pas takimit me udhëheqësit e bizneseve, Abdixhiku ka thënë se pjesëmarrja e lartë e tyre është, sipas tij, shenjë e përgjegjësie që “rruga e re” po merr.

Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin me platformë të detajuar “mbi çdo hap që vendi ynë duhet të marrë”.

Të ngjashme