Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria e paaftë i ka detyruar qytetarët që ta paguajnë kundërligjshëm energjinë elektrike, me rritje deri në 100 për qind.
Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se paratë, siç i ka quajtura ai të plaçkitura duhet t’u kthehen qytetarëve, përcjell Demokracia.com.
“Tarifat u detyruan t’i kthejnë. Tani duhet kthyer edhe paratë e plaçkitura kundërligjshëm për disa muaj rresht. Janë para tuaja; u janë marrë pa të drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Bordi i Qeverisë e ZRRE-së, i njëjti që për muaj rresht e në mes të dimrit, ngarkoi familjet kosovare me çmime astronomike në energji – duhet të shkarkohet menjëherë. Ata s’kanë më asnjë kredibilitet”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka shkruar më tej se nga e hëna, LDK do të nisë të gjitha procedurat e nevojshme parlamentare në këtë drejtim.
Sipas tij Kuvendi i Kosovës ka për detyrim sanksionimin e paligjshmërisë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nga sot, fatura tuaja elektrike do të llogariten pa shtrenjtim. Por, nga shkurti e deri më sot, qeveria e paaftë e Kosovës ju ka detyruar të paguani kundërligjshëm rrymën me rritje deri në 100%.
Tarifat u detyruan t’i kthejnë. Tani duhet kthyer edhe paratë e plaçkitura kundërligjshëm për disa muaj rresht. Janë para tuaja; u janë marrë pa të drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Bordi i Qeverisë e ZRRE-së, i njëjti që për muaj rresht e në mes të dimrit, ngarkoi familjet kosovare me çmime astronomike në energji – duhet të shkarkohet menjëherë. Ata s’kanë më asnjë kredibilitet.
Nga e hëna, LDK do të nisë të gjitha procedurat e nevojshme parlamentare në këtë drejtim. Kuvendi i Kosovës ka për detyrim sanksionimin e paligjshmërisë.
Shkarkimi është i paalternativë. Siç është e paalternativë dhe përgjegjësia morale e secilit deputet, ministër e vet kryeministrit që me bindje plot mbronin këtë vendim plaçke e diskriminimi që tani më ka marrë vulën e turpit e paligjshmërisë.
Ktheni paratë; shkarkojeni Bordin; mbani përgjegjësi!/Demokracia.com/