Lajme
Abdixhiku: Qeveria e Tranzicionit është për ta zgjidhur nyjën e krizës, mirëpresim takimin e ftuar nga Presidentja
Demokracia
20:08 | 12 Maj 2025

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur nevojën e një Qeverie Tranzitore si zgjidhje për tejkalimin e krizës institucionale.

Propozimi i LDK-së, sipas Abdixhikut, nuk ka synim zgjedhjen e pushtetit por “për ta zgjidhur nyjën e krizës.”

Në dritën e kësaj, kreu i LDK-së tha se kjo parti “mirëpret secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje, përfshirë takimin e përbashkët të ftuar nga Presidentja.”

“Si përgjigje ndaj propozimit tonë, fatkeqësisht deri më tani kemi dëgjuar vetëm insistim në dëshira të njëjta partiake që nuk përcillen me një shumicë reale. Edhe sot, një javë nga dhënia e idesë e 3-4 seanca të mërzitshme pas, Kosova mbetet në gjendjen e njëjtë.

LDK-ja mirëpret secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje, përfshirë takimin e përbashkët të ftuar nga Presidentja. Por që një nismë të ketë sukses, duhet të paraprihet me ide të reja. Insistimi në të vjetrat, edhe në takim, nënkupton komfort dhe bllokim të mëtejmë.

Zgjidhja e mundshme e propozuar nga ne mbetet si rrugëzgjidhje me shumë përfitime për vendin, sepse, më shumë se dëshirat partiake, Kosova ka nevojë për institucione funksionale.” – tha ai mes tjerash.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme