Lajme
Abdixhiku për situatën në veri: Rruga e vetme koordinimi me aleatët, pushteti po bënë fushatë kundër Escobarit e KFOR-it
Demokracia
21:34 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Abdixhiku tha se situata në veri është e rëndë dhe se rruga e vetme e Kosovës për të dalë nga kjo situatë, është koordinimi me komunitetin ndërkombëtar.

“Rruga e vetme e Kosovës është prapë koordinimi me komunitetin ndërkombëtar. Është mirë të kemi koordinim dhe është mirë të kemi edhe një qartësi edhe rreth nivelit të këtij koordinimi sepse në qoftë se ka kërkesë ndaj institucioneve të Kosovës ndaj KFOR-it dhe aleatëve dhe s’ka veprim nga ta duhet të pyesim veten se pse s’ka tani veprim, si erdhëm në këtë gjendje”, ka thënë ai.

Abdixhiku në një intervistë për RTK ka thënë se “eksponentë të pushtetit” po bëjnë fushata kundër Emisarit Special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe KFOR-it.

“Por, ajo që s’duhet bërë Kosova, që sot kam parë, është që të atakojë aleatët tanë, siç pashë fushatën e sotme drejtuar z. Escobar, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Kosovës dhe gjithë administratës Biden, që megjithatë mbesin mbështetës të çdo të themi kështu aspirate historike që ka Kosova…Eksponentë të pushtetit….Unë kam parë kohëve të fundit edhe një fushatë të drejtuar edhe drejt KFOR-it. Ne nuk duhet të biem në grackën e tillë të kemi konflikt me komunitetin ndërkombëtar, përderisa kemi krizë brenda territorit tonë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Të ngjashme