Lajme
Abdixhiku për “Rrugën e re” të LDK-së: Larg pazareve e interesave të ngushta
Demokracia
17:52 | 21 Korrik 2023

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 26 këshilltarët e kuvendit komunal në Prishtinë për zgjedhjen e Pellumb Bajqinovcit, asamblistit të LDK-së, si kryesues të ri të kuvendit komunal.

Sipas Abdixhikut, përveç se profesionist e përafrues, Bajqinovci është veprimtar e bashkëpunëtor i madh.

“Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”, tha Abdixhiku.

Kujtojmë se Bajqinovci u zgjodh sot kryetar i kuvendit komunal në Prishtinë, pas shkarkimit të ish-kryetarit, Fehmi Kupina.

Të ngjashme