Lajme
Abdixhiku për rastin e Klan Kosovës: Dejona Mihali shtroi akuzat, Ministria mori vendimin
Demokracia
23:01 | 19 Korrik 2023

Share:

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se disa nga Institucionet e Kosovës janë kthyer në shërbim të para-politikës në vend.

Abdixhiku në një intervistë për Rubikon të Adritatik Kelmendin, ka thënë do të mbahen përgjegjës të gjithë ata që keqpërdorin Institucionet e Republikës së Kosovës për interesa të parties, teksa e ka shpjeguar se si është marrë vendimi për rastin e Klan Kosovës.

“Ta analizosh rastin e Klan Kosova është e qartë që ka një para-politikë që i papraprin vendimeve shtetare. Për ta ilustruar shumë thjeshtë, e ke Dejona Mihalin në mengjes, me një portal të partisë, teksa shtron akuzat ndaj Klan Kosovës dhe në mbrëmje e ke ministrinë përkatëse, që merr vendime sipas udhëzimeve të marra nga para-politika. Kjo është orkestrim i pastër. S’të duhet diçka më tepët të kuptosh”, ka thënë Abdixhiku.

“Në një Kosovën evropiane, ku do të ketë ligje, e do të ketë drejtësi jo të kapur, të gjithë ata njerëz që atakojnë individë e biznese për interesa të partisë në pushtet, do të mbahen përgjegjës para ligjit”, tha Abdixhiku.

Tutje, ai tha se pushteti është i përkohshëm kurse shteti është i përhershëm.

“Ta mendojnë pak të ardhmen e vet, pushtetet shkojnë e vijnë. Një Kosovë evropiane do të mbajë përgjegjës të gjithë. Le ta marrin si të donë. Kjo është rruga e re që ne do të ndjekim”, ka shtuar ai.

Të ngjashme