Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ide të gabuara. Abdixhiku tha se bindjet e majta të Kurtit janë thelbësisht të gabuara.
Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të LDK-së, ka thënë se qytetarët duhet të shohin se prej çka Albin Kurti është i ndërtuar në politikë, shkruan Demokracia.com.
“Besoj që idetë i ka të gabuara. Ka një frymë që i është dhënë një mundësi dhe kjo mundësi s’duhet ndalur. Për bindjet e mia, idetë e majta janë thelbësisht të gabuara për Kosovën, në pjesën më të madhe të tyre”, thënë Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë thellësisht të gabuara.
“Idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë thelbësisht të gabuara. Është platformë e tij politike dhe këtë e kemi të qartë po besoj. Është parë në faktin e ndërvitjes së Republikës së Tretë, çështjes së bashkimit kombëtar dhe ndryshimit të rendit kushtetues të Kosovës, këto janë deklarata të qarta dhe nuk kam dyshim se këto janë platformë politike të një partie tjetër, prandaj i zë si ide të gabuara”, ka thënë Abdixhiku.
Ai tha se ajo çka i duhet Kosovës është që duhet ta forcojë shtetësinë e saj. /Demokracia.com/