Lajme
Abdixhiku: Pa koordinim me aleatët, Kosova s’mund t’i realizojë as të drejtat e saj
Demokracia
12:09 | 02 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do ta “parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”, pasi që tha se pa koordinim me aleatët e Perëndimin, Kosova nuk mund t’i realizojë as të drejtat e saj.

Abdixhiku tha se partia e tij kishte vendosur të mos garojë në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – pasi që ndiente se nuk mund t’i përfaqësojë banorët në këtë zonë të banuar me shumicë serbe.

“Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha Kosova historikisht ka bashkëpunuar me SHBA-në dhe aleatët e saj për t’i arritur të drejtat e saj dhe tha se “kjo nuk është nënshtrim, është mençuri”.

Ai shtoi se nga mosbashkëpunimi i tillë, “do të ketë dëme të riparueshme për shtetin e Kosovës dhe më pas do t’i vuajmë të gjithë”.

Të ngjashme