Lajme
Abdixhiku: Osmani duhet të marrë veprime për riparimin e marrëdhënieve me aleatët
Demokracia
10:53 | 09 Qershor 2023

Share:

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dje paralajmëroi mundësinë e protestave në rrugë kundër prishjes së marrëdhënieve të Qeverisë Kurti me ShBA-në. Por z. Abdixhiku, foli edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai deklaroi se presidentja duhet të ketë qëndrim të qartë politik.

“Presidentja e vendit duhet të ketë qëndrim të qartë politik dhe të marrë veprime në riparimin e marrëdhënieve me aleatët tanë sepse përfaqëson unitetin e popullit dhe zëri i popullit në këtë rast është që këto relacione të ruhen pa ndonjë dallim.” – ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024