Kandidati për kryetar të LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për të kandiduar me një listë të përbashkët.
Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se nuk duhet flirtuar me parti të tjera derisa je pjesë e një partie.
Këtë deklaratë Abdixhiku e tha kur u pyet në Rubikon se a ka marrë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët.
‘’Nuk kam pasë asnjëherë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk kam toleruar të ndodh diçka e tillë. Nuk mund të flirtosh me parti tjera kur ti je pjesë e një partie’’, shton ai, shkruan Demokracia.com
Përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars. /Demokracia.com/